Kabineti i Ivanov demanton rastin Buxhaku: I mbaroi mandati

Pas informatave që është shkarkuar ambasadori i Maqedonisë në Francë, Agron Buxhaku nga ana e presidentit të Maqedonisë, Gjorge Ivanov, Portalb mori qëndrim nga kabineti i presidentit të cilët e përgënjeshtruan informatën se vota “pro” e Buxhakut për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO është shkaktare për këtë veprim.

Nga kabineti më tej informojnë se Buxhaku do ta lëshojë pozitën sipas procedurave ligjore, pasi sipas nenit 2 mandati i mbaron më 04.12.2015.

“Ambasadori Buxhaku shkarkohet nga pozita pas mbarimit të mandatit të tij të dhënë në vitin 2013 në mënyrë plotësuese për dy vite në vazhdim nga mandati i tij i parë katërvjeçar i marrë në vitin 2009. Dekreti për ndalim të punës së tij është miratuar me datë 19 tetor, para votimit për pranimin e Kosovës në UNESCO. Me këtë i demantojmë të gjitha spekulimet për ndërlidhje të këtij rasti me mbarimin e mandatit të Buxhakut” thonë për Portalb nga Kabineti i Ivanov.

Me dekrete të njëjta si ky me nënshkrim të Ivanovit, për caktim dhe shkarkim, vendosen në pozitë dhe u mbaron mandati të gjithë ambasadorëve në Maqedoni. 

Buxhaku nuk pronocohet

Portalb kontaktoi me ambasadorin Buxhaku, ai nuk deshi të komentojë aspak, pasi sipas tij, tani është në pushim.

*************************************************************************************************

Mediat sot publikuan një dekret të presidentit të Maqedonisë, Gjorgje Ivanov me anë së cilit ambasadori i Maqedonisë në Francë, Agron Buxhaku është shkarkuar nga posti i tij. Kjo, sipas gazetës Koha ka ndodhur pas votimit “pro” anëtarësimit të Kosovës në UNESCO.

Mirëpo, duke pasur parasysh që mandati i tij si ambasador në Francë, mbaron më 4 dhjetor të këtij viti, ndërsa kjo datë shënohet edhe në dekret të Ivanovit, kuptohet se shkarkimi i tij është pjesë e procedurës dipomatike për mbarim të mandatit, njofton Portalb.

Buxhaku si ambasador në Francë është emëruar në vitin 2009, ndërkaq më parë ka qenë ministër i Lidhjeve dhe Transportit.

Foto – Netpress.

Dekreti

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button