Asani rikthehet për Bregallnicën, Maksuti fillon me stërvitje

Skuadra e Shkupit pas fitores që shënoi të dielën ndaj Metalurgut nuk ka pasur fare kohë për pushim, duke marrë parasysh se të mërkurën e pret një tjetër sfidë shumë e rëndësishme për të vazhduar me fitore dhe për të mbajtur pozitën që i mundëson të jetë në mesin e skuadrave të sigurta për “play-off”. Pikërisht të mërkurën në Çair të Shkupit do të vjen skuadra e Bregallnicës që është një nga konkurrentët kryesore të Shkupit.

Skudra e Shkupit në fazën e parë të ndeshjeve e kishte mundur Bregallnicësn në Shtip me rezultat 2:1, ndërsa edhe në duelin e fundit që u luajt në mesjavën e kaluar në kuadër të Kupës, Shkupi shënoi fitore minimale 1:0, por që nuk i mjaftoi për kualifikim në garat e mëtutjeshme.

Skuadra bardhekaltër pret që të jetë më e fortë në këtë duel, pasi stërvitjeve me skuadrën i është kthyer i lënduari Bujamin Asani, i cili pikërisht në ndeshjen kundër Bregallnicës kishte të lënduar gjurin.

“Mendoj se po kthehem në kohë shumë të mirë, kur kemi nevojë shumë të madhe për të marrë një tjetër fitore. Ndeshjet e radhës, kjo ndaj Bregallnicës, e pastaj ndaj Turnovës dhe kështu me radhë, për ne janë duele finale që duhet të jemi shumë të përqendruar për të dalë fitues dhe të kemi gjumë të rehatshëm për fazën e tretë”, është shprehur Asani i cili ka bërë ftesë që të mërkurën të ketë numër sa më të madh të tifozëve për të ndihmuar ekipin në këtë përballje.

Pas një pauze dy javore është kthyer në stërvitje edhe Miran Maksuuti, i cili ka filluar me stërvitje të lehta dhe jashtë ekipit, por trajneri Zekirija Ramadani shpreson se së shpejti Maksuti do të rehabilitohet dhe do të jetë ndihmë e madhe e sulmit të FC Shkupi. / Portalb /

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button