Opozita paralajmëron protesta të reja në Mal të Zi

Fronti Demokratik (FD) grupacioni politik opozitar në Mal të Zi do të vizitojë të gjitha qytetet malazeze gjatë ditëve në vijim për të prezantuar planin e ndryshimit të pushtetit. FD-ja qytetarëve do t’u propozojë organizimin e protestave të reja, raporton Anadolu Agency (AA).

Pas protestës së të shtunës të FD-së, në të cilën u mblodhën rreth dhjetë mijë qytetarë dhe i cili u ndërpre pas sulmit të demonstrantëve ndaj policisë, nga FD-ja paralajmërojnë se do të vazhdojnë betejën drejt përmbushjes së qëllimeve të tyre, e që janë ndrërrimi i pushtetit aktual, formimi i qeverisë kalimtare dhe organizimi i zgjedhjeve korrekte dhe të drejta.

“Falënderojë të gjithë qytetarët që kanë qenë me ne, të cilët treguan një anë tjetër të Malit të Zi. Ai ka qenë një nga tubimet më të mëdha të mbajtura ndonjëherë në Mal të Zi. E informojmë opinionin se gjatë ditëve në vijim sërish do të vizitojmë Malin e Zi, do të informojmë qytetarët për keqpërdorimet e pushtetit, dhe do t’ua përcjellim planin si ta çojmë operacionin deri në fund. Së shpejti në të gjitha komunat do të mbajmë tribuna, tryeza të rrumbullakëta, për të parë njerëzit se çka është punuar kundër FD-së. Kur flasim me qytetarët u tregojmë se si sjellur pushteti, njëri nga propozimet është organizimi i protestës së madhe në Podgoricë”, tha sot njëri nga liderët e FD-së Andrija Mandiç.

Nga FD-ja përsëritën se nuk do të ketë kurrfarë dialogu politik me Partinë Demokratike Socialiste (PDS) dhe Partinë Socialdemokratike (PSD). Për shkaktimin e trazirave gjatë protestës akuzuan nënkryetarin e qeverisë Dushka Markoviç dhe sekretaren e Byrosë për koordinim të shërbimeve të sigurisë Veselina Veljoviça.

“Kemi informata të caktuara të cilat na vijnë nga policia se prapa gjithë kësaj qëndrojnë Veljoviç dhe Markoviç. Ata janë të gatshëm për gjithçka. E porosisim regjimin, asesi nuk mund t’na frikësojnë. Mund t’na vrasin por jo edhe t’na frikësojnë”, tha Mandiç.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button