Pas tërmetit, Pakistani shpalli gjendje të jashtëzakonshme

Pakistani shpalli gjendje të jashtëzakonshme pasi të paktën 105 persona humbën jetën në tërmetin me magnitudë prej 7.5 ballësh, që sot goditi disa pjesë të Azisë jugore, raporton Anadolu Agency (AA).

Në mbarë Pakistanin janë inicuar aksione të shpëtimit për shkak se druhet se pas tërmetit një numër i madh i qytetarëve kanë mbetur të ngujuar në gërmadha. Shërbimet e ndjekjes së tërmetit pohojnë se nevojitet gatishmëria për edhe një tërmet më të dobët i cili zakonisht paraqitet disa orë pas atij të parit.

Disa rrugë të rëndësishme në vend, veçanarisht në viset malore, janë bllokuar për shkak të rrëshqitjes së dheut. Qeveria ka dërguar ekipet mjekësore në viset më të prekura të vendit për të ndihmuar banorët.

Tërmeti ka përfshirë edhe Afganistanin ku kanë humbur jetën 18 persona, mes të ciëve 11 nxënës, të cilët pësuan në një rrëmujë në shkollë. Më shumë se 100 qytetarë janë lënduar. Rrjeti telekomunikues është ndërprerë, për këtë arsye ekipet kishin vështirësi në terren.

Dridhja është ndjerë edhe në disa pjesë të Indisë, përfshirë edhe kryeqytetin New Delhi si dhe rajonet në Kashmir, Rajasthan, Gujarat, Pengjab dhe Haryan.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button