Nikoliq e Zaragosa: Pranimi i Kosovës në UNESCO, gabim tragjik

Liderët serb dëshpërimisht po orvaten edhe më tej për ta evituar anëtarësimin e Kosovës në UNESCO, duke gjetur figura pa ndikim që janë të gatshëm të dalin publikisht kundër anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë.

Gjatë një takimi të zhvilluar midis presidentit serb Tomislav Nikoliq dhe ish-presidentit të përgjithshëm të UNESCO-s, Frederico Mayor Zaragosa është gjetur pajtim se duke e pranuar Rebublikën e Kosovës, siç e kanë quajtur ata të “vetëshpallur”, do të ishte një gabim tragjik.

Një vendim kësi soj do ta vënte në mëdyshje mbijetesën e trashëgimisë kulturore të Serbisë në Kosovë, kanë konluduar Nikoliq e Zaragosa, transmeton Indeksonline.

Nikoliq ka theksuar se anëtarësimi i Kosovës në organizata ndërkombëtare duhet të diskutohet në draftkornizën e dialogut të Brukselit midis Beogradit dhe Prishtinës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button