Wenger rekord të veçant në Premierligë

Trajneri i Arsnealit, francezi Arsene Wenger, padyshim që është një ndër trajnerët më të vjetër në Premierligë.

Wenger, i cili iu bashkua Arsenalit në vitin 1996, disa muaj para se t’i mbushë 20 vite në krye të ‘Topçinjve’, ka thyer edhe një rekord.

Në përballjen ndaj skuadrës së Evertonit, të cilën e mposhti me rezultat 2:0 në vikend, Wenger u bë trajneri i parë që luan 20 ndeshje ndaj Evertonit si vendas e që nuk e humb asnjë.

Një gjë të tillë në Premierligë e ka arritur vetëm një njeri, ai është ish trajneri i Manchester Unitedit, Sir Alex Ferguson, i cili gjithashtu në 20 takime si vendas nuk kishte pësuar asnjë humbje kundër një skuadre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button