India në garën për pushtimin e hapësirës

India do të lëshojë në hapësirë sondën e parë drejt Marsit, një projekt ambicioz i pari për vendin e Azisë Jugore.

Kreu i Agjencisë Hapësinore indiane tha për BBC se misioni do të tregojë aftësitë teknologjike të vendit të tij për të ndërmarrë përsipër misione për arritjen në orbitën e Marsit dhe kryerjen e eksperimenteve atje.

Nëse gjithcka shkon sipas parashikimeve, sonda hapësinore do të udhëtojë për 300 ditë në hapësirë për të mbërritur në orbitën e Planetit të Kuq shtatorin e vitit 2014 dhe nëse kjo arrihet, India shndërrohet në vendin e katërt që ndërmerr misione me sukses mision në Mars, pas Shteteve të Bashkuara, Rusisë dhe Bashkimit Europian.

Analistë të marrëdhënieve gjeo-politike në Azi deklarojnë se më shumë se sa një mision i domosdoshëm për Indinë, lëshimi i sondës indiane është një sfidë ndaj Kinës, Koresë së Jugut dhe Japonisë në garën hapësinore

Lajme të ngjashme

Back to top button