Studimi, Mishi i kuq i përpunuar mund të shkaktojë kancer

Organizata Botërore e Shëndetit ka lëshuar alarmin se mishi i kuq i përpunuar mund të shkaktojë kancer.

Mësohet se konsumimi i të paktën 50 gr mish i përpunuar në ditë- më pak se dy feta proshutë- rrit shanset për zhvillimin e kancerit të zorrës së trashë me 18 %.

Ekzistonin të dhëna se mishi kishte efekte kancerogjene por deri tani ka pasur të dhëna të kufizuara.
Ka prova të mjaftueshme që ushqimet si hot dog, salçicet dhe proshuta mund të shkaktojne kancer.
Agjencia Ndërkombëtare për kërkimet mbi kancerin në Lion, autoriteti më i lartë në lëmin e studimeve përfshiu mishin e kuq të përpunuar në listën e substancave që mund të shkaktojnë kancer tek burrat.

Siç thuhet në deklaratën e publikuar në revistën “The Lancet Oncology”, pasi është bërë rishikimi i 80 studimeve epidiologjike që hetonin lidhjet mes mishit të kuq dhe kancerit, ekspertët e agjencisë kanë vendosur ta përfshijnë në grupin 1 të lëndëve të sigurta kancerogjene.

Kjo mbi bazën e evidencave të mjaftueshme që e lidhin me tumorin në zorrën e trashë.
(mishi i përpunuar, ose ai i grirë, i tharë, tymosur, i përpunuar me konservantë për të përmirësuar shijen dhe konservimin)

Gjithashtu është gjetur një lidhje dhe me tumorin në stomak.
Konsumimi i mishit të kuq, për shembull mishi i derrit, i viçit, i qingjit, i deles, i dhisë apo i kalit, është përfshirë në listën e lëndëve të mundshme kancerogjene tek burrat (grupi 2) “duke pasur parasysh të dhënat të shumta dhe të rëndësishme që tregojnë një lidhje pozitive midis mishit të kuq dhe veçanërisht kancerit të zorrës së trashë, por edhe kancerit të pankreasit dhe prostatës.

Dr. Kurt Straif i Agjensise Nderkombetare të kërkimit mbi sëmundjen e kancerit u shpreh:
“Rreziku i kancerit të zorrës për një njeri që konsumon mish te përpunuar është i vogel, por ky rrezik rritet me sasinë e konsumimit te mishit”.

Mishi i kuq-duke përfshirë këtu mish qengji, mish lope, dhe mishi i derrit- janë klasifikuar si shkaktarë të mundshëm të kancerit.
Sipas studimit të publikuar në Lancet Oncology, gatimi i këtyre produkteve në temperaturë të larte apo në skarë, prodhon me shumë qeliza kancerogjene.

Fondi Nderkombetar i kërkimit mbi semundjen e kancerit ka paralajmeruar për vite me rradhe se ka prova të forta qe konsumimi i shumtë i mishit të kuq mund të shkaktojë kancerin e zorreve.
Një nga arsyet është pigmenti organik qe i jep mishit të kuq ngjyren e tij, e cila dëmton zorret.

Fondi këshillon konsumatorët që të reduktojne konsumimin e mishit te kuq si mishi i lopes, derrit apo qingjit, me deri në 500 gram në javë.
Fondi gjithashtu këshillon reduktimin e konsumit të mishit të përpunuar si proshuta dhe sallami.

Megjithatë, gjetjet e raportit nuk e krahasojne rrezikun e kancerit të zorrës nga konsumimi i mishit të kuq me rrezikun e kancerit të mushkërive nga duhanpirja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button