Bogov: Pasiguria politike ndikon në rritjen ekonomike

Pasiguria politike në Maqedoni ka ndikim negativ, vlerëson guvernatori i Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë dhe paralajmëron se për një deri në dy javë ky institucion do të dalë me projeksion të ri për rritjen ekonomike për këtë vit.

Ai pret sa më shpejtë të tejkalohet kjo situatë dhe porosit se agjentëve ekonomik u nevojitet siguri dhe rrethim stabil për punë.

“Në prill dolëm me projeksion prej 4,1 për qind rritje ekonomike për këtë vit. Veçmë është e qartë se ai nuk do të realizohet, përkatësisht do të jetë më i ulët. Për momentin i punojmë projeksionet dhe për një javë ose dy do të dalim publikisht dhe do të tregojmë se sa janë pritjet tona më të reja për rritjen ekonomike këtë vit, ndërsa edhe për vitin e ardhshëm”, deklaroi guvernatori Bogov sot në hapjen e Forumit të parë rajonal të Evropës Lindore dhe Azisë Qendrore për përfshirjen financiare, i cili në organizim të BPRM-së mbahet në Shkup.

Lexo: Banka Botërore: Ngjarjet politike e ngadalësuan aktivitetin ekonomik të Maqedonisë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button