“Blindohet” gardhi i objektit të Qeverisë me mur të padepërtueshëm

Portali RevolucionerMK, duke thirrur në burime të sigurta, ka publikuar se Qeveria e Republikës së Maqedonisë gardhin po e ndërton me mur balistik, gjegjësisht të padepërtueshëm, i cili është i punuar nga një material special. Përgatitja e murit të padepërtueshëm është në fazën përfundimtare, dhe i njëjti është punuar nga fabrika e Prilepit “11 Tetori – Eurokompozit”, transmeton Portalb.

Burime anonime nga fabrika kanë thënë që për nevojat e Qeverisë në “11 Tetori – Eurokompozit”, punohet materiale të cilat janë të rezistuese ndaj zjarrit dhe të padepërtueshme për disa kalibra të municioneve. Përveç murit të padepërtueshme, fabrika e Prilepit bëhet gati edhe një kupolë e padepërtueshme, e cila gjithashtu punohet për nevojat e objektit e vendosur në “Ilindenska” nr.2.

Me qëllim që ta pranojnë apo ta demantojnë informatën, RevolucionerMK, ka kontaktuar me drejtorin e “11 Tetorit-Eurokompozit”, Marjan Dodevski. Me arsye që bëhet fjalë për informatë të klasifikuar, drejtori Dodevski nuk ka mundur të jep përgjigje konkrete se fabrika e Prilepit a prodhon materiale për sigurimin e gardhit të Qeverisë.

neproboen-zid-1-1600x1200-1024x6161-540x325

Në drejtin të sqarimit të qëllimit dhe mënyrës në të cilën punohet muri balistik, kemi kërkuar qëndrim edhe  nga njohësit e kësaj çështje.

“Muri balistik prodhohet nga disa materiale special i cili thahet varësisht nga niveli i mbrojtjes balistike (III, IIIa ose IV), zakonisht përdoret arrmid, teijin dhe herakorn. Kështu materiali përgatitor ngjitet me materiale të ashtuquajtura “sistem materialesh: dhe pllaka qeramike (SIC, AIC), nga të cilët bëhet muri balistik që bëhet për mbrojtje nga zjarri dhe është rezistues ndaj disa kalibrave të municioneve të caktuara”, shpjegojnë ekspertët, transmeton Portalb.

Vitin e kaluar me publiku ka spekuluar se informata se firma nga Prilepi “11 Tetori – Eurokompozit”, bën mur balistik i cili do të duhej të ndërtohet në ndërtesën e VMRO-DPMNE-së, megjithatë informata asnjëherë nuk është konfirmuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button