Shkëndija ankohet për referim të gabuar (Video)

Pamjet filmike provojnë se në minutën e 17-të Ibraimi nuk ka qenë në pozitë jashtë loje në momentin kur doli i vetmuar para portierit vendas. Ky gabim penalizoi ekipin që mund të avansonte në atë moment.

Edhe pse shumë herë është potencuar se Shkëndija nuk ka ndërmend të komentojmë vendimet e referëve, kësaj radhe nuk mund të heshtet për disa vendime të dyshimta. Duke mos dashur ta ofendojmë pesëshen e referëve që ishte e zgjedhur ta ndaj drejtësinë në ndeshjen me Vardarin, të cilët kanë respekt të madh nga ana jonë dhe duke mos dashur të kërkojmë alibi për atë që nuk arritëm të fitojmë, ne jemi të detyruar t’i dëshmojmë momentet e dyshimta. Duke shikuar pamjet e ndeshjes, vërtehet konstatimi ynë se në minutën e 17-të, ne jemi të dëmtuar nga ana e referëve. Video materiali dhe fotografia nga momenti i dyshimtë vërteton se situata ka qenë e pastër dhe sulmuesi ynë nuk ka qenë në pozitë jashtë loje në momentin kur doli i vetëm para portierit vendas.

Gjithashtu duhet t’i përmendim edhe disa momente tjera. I jepet kartoni i verdhë në ndërhyrjen e parë mbrojtësit tonë Reç në minutën e tretë, ndërsa kriteri i njëjtë nuk vazhdon edhe për nikoqirët. Pastaj, kartoni i kuq i Alimit në kohën shtesë është histori në vete. Kartoni i parë i verdhë i jepet në një situatë kur futbollisti ynë është qëlluar nga lojtari nikoqir (situata e njëjtë kur Cuculi para disa javëve në Çair mori karton të kuq kundër Sileksit) dhe në vend të kartonit të kuq për lojtarin e tyre, të dy futbollistët ndëshkohen me karton të verdhë. Në fund kur Alimi po largohej nga loja dhe më veç ishte afruar anësores, referi e ndëshkon me kartonin e dytë të verdhë, që automatikisht don të thotë karton i kuq. Ne si Shkëndijë gjithçka që kërkojmë është gjykim të drejtë dhe korrekt në çdo ndeshje, sepse ne investojmë dhe duam të garojmë në mënyrë sportive, dhe nëse ndodh që të mundemi, ajo të jetë në mënyrë korrekte.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button