Vrau 20 vajza, arrestohet vrasësi serial!

Vrasësi serial, Mohan Kumar, i cili ishte në listën e kuqe të Interpolit për vrasjen e 20 vajzave të reja në Indi, u arrestua në Indonezi, raporton Anadolu Agency (AA).

Siç njoftohet nga departamenti i policisë lokale në Indonezi, i dyshuari u arrestua dje gjatë përpjekjes për të udhëtuar me avion nga Australia në ishullin Bali, në Indonezi.

Kumar është akuzuar për vrasjen e 20 vajzave nga viti 2003 deri në vitin 2009. Në vitin 2013 i është njoftuar dënimi me vdekje, por arriti të arratisej me identitet të rremë dhe për vite është fshehur në Australi.

Pas seancës dëgjimore në Indonezi, Kumar do ti dorëzohet autoriteteve indiane.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button