Javë vendimtare për Mourinhon

Vetëm tri javë pasi Roman Abramovich ka mbështetur trajnerin portugez për të vazhduar qëndrimin në Stamford Bridge, përmes një komunikate zyrtare, tani e ardhmja e Mourinhos përsëri është në rrezik.

Humbja e fundit nga West Hami me rezultat prej 2-1, i vështirëson punët edhe më tepër Chelseat, që gjendet në pjesën e poshtme të tabelës pas 10 ndeshjeve, shkruan Daily Mail.

Sipas këtyre raporteve thuhet se kjo javë do të jetë vendimtare, ndeshja kundër Stoke Cityt në Capital One Cup, si dhe ajo kundër Liverpoolit në kuadër të Premier Ligës, transmeton Koha.net. Kurse një humbje eventuale nga skuadra e Jurgen Kloppit do t’i kushtonte portugezit me shkarkim nga puna.

Pasardhësit e mundshëm të Mourinhos në Chelsea janë Carlo Ancelotti, Guus Hidink dhe Pep Guardiola dhe Diego Simeone.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button