Autobusi i kaltër “Eurakses” në Shkup

Studentët dhe hulumtuesit të cilët janë në fillim të karrierës së tyre sot do të kenë mundësi ta vizitojnë autobusin e kaltër të “Eurakses”, i cili do të mbërrijë në parkingun para Fakultetit për Shkenca Informatike dhe Teknologji Kompjuterike – FSHITK.

Vizitorët gjatë ditës do të mësojnë se si të gjejnë vend pune në shtetet e tjera dhe si të kenë qasje deri te fondet për financim.

Autobusi i kaltër “Eurakses” është në një turne në Evropë, ndërsa përveç Shkupit do t’i vizitojë edhe 33 qytete në 16 shtete evropiane.

“Eurakses” – Hulumtues në lëvizje është nismë e mbështetur nga Bashkësia evropiane për hulumtim, e cila ju ndihmon hulumtuesve evropian dhe të huaj të marrin informacione dhe mbështetje me qëllim që të arrijnë karrierë hulumtuese ndërkombëtare në Evropë. “Eurakses” ofron shtrirje të plotë të shërbimeve të nevojshme që një hulumtues të fitojë karrierë ndërkombëtare hulumtuese, nga ofertat për punë, deri te këshillat për zhvendosje nga njëri shtet në shtetin tjetër.

Projekti “Eurakses” në Maqedoni zhvillohet në kuadër të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë.

Në amfiteatrin e FSHITK sot do të ketë sesione interaktive me hulumtues, financues dhe punëdhënës të cilët do të ofrojnë këshilla për atë se si të zhvillohet më së miri karriera hulumtuese.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button