Fillimi i fundit

Shmangie nga drejtësia dhe negocimi i saj, kapja e shtetit nga një organizatë kriminale e ka katandisur Maqedoninë buzë ambisit – afër dështimit dhe kolapsit total të shtetit.

FILLOJMË  është sllogani  i partisë shqiptare në pushtet që duket sa injorante po aq idioteske gjë që edhe njëherë dëshmon se këta plot 12 vite me radhë kanë bërë diçka që në fakt nuk kanë bërë asgjë apo kanë bërë shkatërrim total në gjithçka që quhet shqiptare dhe SOT  po na thonë që do FILLOJNË , dhe duket shikuar nga ky aspekt sado pak kanë të drejtë  sepse edhe vet e dinë që nuk kanë bere asgjë Fuqia reale e tyre u tregua në raport me VMRO-DPMNE që u pa qartë gjate bisedimeve në Bruksel që u munduan me mish e me shpirt të ia mbrojnë hallet Gruevskit sesa interesat e shqiptarëve në ato bisedime , madje edhe vetë Kryetari Ahmeti tha që : ”në ato bisedime unë nuk mundë të lejoja që të poshtërohet Gruevski” ndërsa pse i ka poshtëruar shqiptarët gati 12 vite aspak nuk e paska dert. Por prapë sipas tij “NOVINARËT”  i kishin pas fajet për dështimin e tij: si psh. Magjar Telekomi, degjenerim dhe de profesionalizim aty është pjesë shqiptare, shpërngulja masovike e shtresës më vitale popullore, Monstra, që tregon monstrumitetin mental të këtyre udhëheqësve (indijancave) e shume e shume të tjera  ku fajtor ishin “NOVINARËT”  por MJAFT MË,  nuk do heshtet si më pare.

Gjatë këtyre viteve të vështira heshtëm, vuajtëm duke montuar raste të ndryshme me plotë njerëz të pafajshëm dhe në fund ua kthyet shpinën popullit dhe votuesve tuaj. Eh këtu PO është fundi juaj. Popullata ju lexoi sepse u munduat bashkë me partnerin tuaj të nxirrni edhe një konflikt ndëretnik por nuk ju funksionoi dhe nga aty ka filluar fundi juaj.

Por nëse juve nuk ju vjen turp të FILLONI (vazhdoni) me matrapazllëqet e juaja, Opozitës duhet t’ju vije hala ma turp nëse nuk FILLOJNË urgjentisht të ndërmarrin masa që ju të ashtuquajturit “indijanca” nga partneri juaj të mos FILLONI dhe të vazhdoni dyfytyrësitë dhe marrëzitë që keni bere.

Uroj që Opozita ta tejkalojë vetveten dhe seriozisht të marrin hapa t’i bashkojnë qëndrimet dhe forcat dhe të kenë një parim që të luftojnë për pozitën e Shqiptarëve në Maqedoni e JO për pozitën e tyre personale në Maqedoni  sikur se ka vepruar garnitura e tanishme shqiptare në pushtet dhe ta riktheni  ose në fakt ta zhdukni atë mendim te populli ku thuhet se politika është e keqe që në fakt nuk është ashtu, por njerëzit që e udhëheqin politiken në shtet momentalisht janë të këqij dhe jo politika. Veproni ashtu ku Tradhtia, mashtrimi, dhuna, ryshfeti, tenderët milionëshe, duhet të largohen nga politika, le të jetë në krye “E mira e përgjithshme”  sinonim i bashkimit tuaj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button