Conte kërkon fitore ndaj Realit

Antonio Conte tregohet i sinqertë, Juventusi i tij është në një pikë delikate të sezonit. Në prag të supersfidës me Realin e Madridit në Champions Ligë, tekniku baardhezi është i vetëdijshëm që për të pretenduar kalimin e grupit kërkohet vetëm fitorja.

“Është e kotë të fshihemi, do të jetë një ndeshje thelbësore, një takim i bukur. Është shumë e rëndësishme që të ecim përpara në Ligën e Kampioneve, por duhet ta meritojmë në fushë”

44-vjeçari veçon fazën sulmuese të ekipit merenges, për të treguar se sa e vështirë do të jetë përplasja e radhës me kryesuesit e Grupit B.

“Ancleoti mbështetet në një sulm të jashtëzakonshëm dhe shkatërrues, sidomos kur u lë hapësira për të kundërsulmuar. Ronaldo, Bale, Benzema, Di Maria dhe të tjerët janë fantastikë kur gjejnë hapësira për të sulmuar. Duhet të kemi kujdes taktikisht”.

Ndaj një skuadra më yjet më të mëdhenj të futbollit botëror, mbështetja e tifozëve, sipas Kontes, është vendimtare.

“Reali ka kampionë të mëdhenj dhe luan cdo fundjavë ndeshje të këtij lloji. Juve-Real është një klasike e futbollit europian. Duhet të bëjmë të mundur që të ndikojë faktori fushë, ndaj për këtë arsye jam i bindur se do të kemi mbështetjen e zjarrtë të tifozëve tanë. Ata duhet ta shoqërojnë skuadrën si në momentet pozitive dhe në ato negative”

Në konferencën për shtyp të rastit foli edhe sulmuesi argjentinas, Karlos Tevez, i cili ka rreth katër vjet që nuk shënon në Ligën e Kampioneve. 29-vjeçari e ka të qartë se tri ndeshjet e mbetura në grup janë të gjitha finale për vetë pozicionin që kanë bardhezinjtë në renditje.

Lajme të ngjashme

Back to top button