Horoskopi ditor, e hënë 2 gusht 2021

Dashi

Hëna dhe Saturni së bashku ju japin shumë mundësi për të kënaqur këtë të hënë interesat tuaja, sidomos dashuria e cila do të jetë edhe qendra e mendimeve tuaja. Pra, bashkëpunimi shumë i mirë me partnerët dhe dëshira për një të ardhme më të qëndrueshme do t’ju çojnë drejt planeve të së ardhmes.

Demi

Horoskopi për sot do ju bëjë të përjetoni një siklet të madh. Ju do të përfshiheni në disa probleme të cilat do t’i zmadhoni aq shumë sa do ju duket se zgjidhja do të jetë tepër e vështirë, pavarësisht se është e kundërta. Arsyet për sikletet tuaja duhet t’i analizoni, pasi Venusi dhe Jupiteri do ju nxisin për ndryshime dhe do t’ju ndihmojë që të jeni më të lumtur.

Binjakët

Për ju horoskopi sot ka rezervuar momente të bukura në fushën e dashurisë. Ju do ndjeheni të vlerësuar dhe do jetoni një të hënë të lumtur me partnerin apo njerëzit që ju duan. Do përpiqeni vazhdimisht të gjeni gjuhën e përshtatshme për të përmirësuar edhe ato gabime të vogla të karakterit tuaj.

Gaforrja

Urani dhe Mërkuri në kundërshtim me shenjën tuaj do jua bëjë këtë të hënë të mërzitshme, duke ju shkaktuar vështirësi dhe pasiguri në vetvete. Merrni përparësi në kohën tuaj të lirë dhe mundohuni që të sqaroheni për çdo problem me partnerin tuaj, ose analizoni qëndrimet e atyre që kanë hutuar idetë tuaja.

Luani

Parulla e sotme që do t’ju shoqërojë përgjatë kësaj të hëne do të jetë “kënaqësia”, jo vetëm për ju, por edhe për njerëzit që ju rrethojnë. Ju ndiheni të lumtur, të gatshëm për të mirëpritur përvoja të reja, njohuri të reja dhe do jeni tepër stimulues. Ju do të jeni kreu i situatës dhe të tjerët do të varet nga buzët e tua.

Virgjëresha

Horoskopi i ditës së sotme ju ofron juve të shenjës së Virgjëreshës relaksim, pushim dhe kënaqësi. Të afërmit dhe miqtë do t’ju detyrojnë që të dilni jashtë për drekë dhe jo ta kaloni atë në shtëpi apo ambiente të mbyllura të punës. Janë disa të papritura të bukura të cilat do të prishin çdo plan tuajin të paramenduar.

Peshorja

Armiqësia e Hënës mund t’ju shkaktojë disa bezdi sot. Nervozizmi dhe dialogu i vështirë do ju mërzisin pak, por për fat të mirë veprimi pozitiv i Mërkurit do ju ndihmoj për të gjetur rrugën e drejtë për të arritur një kompromis. Çdo gjë do zgjidhet në mënyrë të qetë, ndërsa në mbrëmje do gëzoni një relaksim të vogël.

Akrepi

Horoskopi për sot do të paraqesë një ditë të qetë pa shumë pretendime të tepruara, ku ju mund të vendosni ta kaloni ditën në shtëpi apo në zyrat e punës tuaj. Ajo që këshillohet për ju është që të mos bëni plane për asgjë, por të ndiqni rrjedhën e gjërave në një mënyrë të qetë.

Shigjetari

Për të kapërcyer mllefin që ju keni grumbulluar përgjatë kësaj jave që lamë pas, yjet ju japin këtë të hënë ndjenjën e mospërfilljes. Pa menduar shumë për detajet, ju do të vërsuleni drejt udhëtimeve apo shëtitjeve, aktiviteteve që të heqë energjitë negative nga ju. Euforia do ju ndihmojë të filloni javën sa më qetë.

Bricjapi

Yjet për ju këtë të hënë kanë parashikuar përballjen me disa vështirësi. Ngjarjet e paparashikuara kërcënojnë qetësinë tuaj, kështu që më mirë të bëni kujdes për gjobat e mundshme ose vonesat që mund të prishin planet tuaja. Megjithatë ruajtja e qetësisë dhe analizimi i çështjeve do bëjë që mbrëmjet të vinë të qeta dhe java e ardhshme do të rinisë pa probleme.

Ujori

Hëna në Bricjap ju bën shumë të gjallë dhe të vëmendshëm. Pse të mos e trajtoni veten me një dialog të shkëlqyer me familjen, duke theksuar disa pika kritike të karakterit tënd. Edhe në dashuri nuk ka qetësi, pasi stabiliteti për ata që janë në çift do të bëhet një bëhet element themelor në këtë fazë të ndryshimeve. Tregohuni të qetë për t’u përballur me ato që do përjetoni.

Peshqit

Kjo e hënë do të jetë një nga ato ditë që ju e prisni prej një kohe të gjatë. Ardhja e të ftohtit të parë nuk do t’ju trembë aspak, por do ju bëjë edhe më shumë entuziastë duke e kaluar pjesën më të madhe të kohës jashtë me njerëz. Megjithatë do të gjeni kohë edhe për partnerin dhe momentet me të do të jenë plot lumturi dhe dashuri. Ndërsa për sa i përket punës, lajm i mirë për ju, pasi çdo mundim do të marrë shpërblimin e merituar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button