Çka thotë Kida për lajmet se kopjoi Ronelën e Tunën?! (Video)

Kida ishte dje protagoniste në një material në Prive, ku përpos që tregoi për projektin e ri që do të jetë më ‘dark’ se të kaluarat u pyet edhe për lajmet në shtypin rozë.

Një ndër ato që qarkulloi ishte se Kida kopjoi Tunën e Ronelën për ngjyrën e flokëve. Latifi u shpreh se ngjyra e saj dallonte prej kolegeve të saj dhe ishte e gjelbërt për dallim nga ato.

E ndërsa sa i përket ndryshimeve në flokë, Orhidea tha se ka bërë këso eksperimentesh që kur ishte në klasë të shtatë.

Përpos këtyre lajmeve edhe komentet në llogaritë e saj online janë nga më të ndryshmet e madje edhe negative por  për dallim nga fillimet e saj ato më nuk ndikojnë tek këngëtarja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button