Serbia do ta luftojë deri në frymë të fundit anëtarësimin e Kosovës në UNESCO!

Ministri serb i Punëve të jashtme Ivica Daçiq ka deklaruar se në luftën kundër anëtarësimit të Kosovës në UNESCO e vërteta dhe rendi juridik ndërkombëtar janë në anën e Serbisë.

Ai ka shtuar se kjo nuk e garanton suksesin.

“Ne e vazhdojmë luftën, por shtrohet pyetja a bazohet bashkësia ndërkombëtare në sistemin e drejtësisë”, është pyetur ai.

Daçiq ka thënë, njofton B92, se Serbia do të bëjë çdo gjë për të sqaruar se në këtë proces janë dy probleme – problemi juridik, se Kosova nuk ka ardhur në rend dite me rekomandim të OKB-së, por me rrugë alternative dhe dy, se Kosova është nën regjimin e përshkruar ne Rezolutën 1244 të KS të KB-së dhe ndaj nuk mund të ketë elemente shtetësie.

“Me vetë këtë edhe detyrimet ndërkombëtare që Kosova i ka sipas Rezolutës 1244 i përkasin UNMIKU-t”, ka thënë Daçiq, transmeton Koha.net.

Sipas fjalëve të tij, Kosova as esencialisht nuk është kualifikuar për anëtare të UNESCO-s për shkak të raporteve që ka pasur me trashëgiminë kulturore serbe në njëqind vjetët e fundit.

Daçiq ka thënë se presioni i bashkësponsorëve për anëtarësim të Kosovës në UNBESCO është i madh dhe ai është i drejtuar në atë që vendet të jenë të përmbajtura në mënyrë që të mos ketë nevojë për krijimin e shumicës për anëtarësim.

Kur bëhet fjalë për Konferencën e Përgjithshme, për të nevojiten dy të tretat e votave, por aktualisht nuk dihet se cilat shtete kanë të drejtë për të votuar, pasi shtetet që s’i kanë paguar kontributet e humbin këtë të drejtë.

Sipas raporteve më të reja më shumë se 20 shtete nuk do të kenë të drejtë votimi, ndër të cilat janë edhe ShBA e Izraeli, ka thënë Daçiq.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button