Futbollistët suedez festojnë golin me sexhde (Video)

Në Emiratet e Bashkuara Arabe po zhvillohet Kampionati botëror në futboll për grupmoshat U-17, ndërsa për ne shqiptarët është interesante kombëtarja suedeze. 

Suedia është plasuar në gjysmëfinale pasi në ndeshjen çerekfinale e kishte mposhtur Hondurasin me rezultat 2:1. Në këtë ndeshje një gol që nuk do të harrohet gjatë kohë e ka shënuar futbollisti me prejardhje nga Kosova, Valon Berisha.

Mirëpo edhe më interesant është fakti se pasi që është shënuar golin, te Suedia që luajnë një numër i konsiderueshëm i lojtarëve mysliman, ata kanë festuar me sexhde, në shenjë falënderimi ndaj Zotit, shkruan bportal.ba. Pikërisht kur është barazuar rezultati në 1:1, e që ishte vepër e boshnjakut, Erdal Rakip, pas tij kanë vrapuar edhe shqiptari  Valon Berisha dhe boshnjaku tjetër Mirza Halvadxhiq, të cilët lëshuan kokën në sexhde. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button