Kryeministri i Serbisë viziton Rusinë

Rusia pret shumë nga vizita e ardhshme e kryeministrit të Serbisë Aleksandër Vuçiq në Moskë, për shkak se kjo e fundit dëshiron që marrëdhëniet e të dyja vendeve të rriten deri në një shkallë të lartë, e cila përfshin përparim në bashkëpunimin ekonomik dhe vazhdimin e mbështetjes për përpjekjet e Serbisë në UNESCO, tha Ambasadori i Rusisë në Serbi Alexander Chepurin të dielën.

Chepurin i ka thënë Tanjugut, se Vuçiq shumicën e kohës së tij do ta kalojë në Moskë për të diskutuar bashkëpunimin ekonomik, në fushat si industria e energjisë dhe bujqësisë, së bashku me kryeministrin Dimitri Medvedev.

Vuçiq ka thënë se së bashku me të do të udhëtojë edhe një delegacion i madh i ministrave dhe biznesmenëve të cilët do të udhëtojnë të Hënën për në Moskë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button