Përsëri shënon Hasani për Brondbyn (Video)

Skuadra e Ferhan Hasanit, Brondby ka fituar ndeshjen e radhës me rezultat 0:2 në transfertë ndaj Vestsjælland, ndërsa pikërisht Ferhan Hasani (Buba), ka shënuar golin e dytë. Në një moment gjyqtarët i kanë anuluar një tjetër gol, pas një situate të dyshimtë për pozitë jashtë loje.

Tani ekipi i Brondbit me 18 pikë, është e teta, aq sa kanë edhe ekipi i 6-të dhe 7-të. Për futbollistin shqiptarë ky ëshët goli i dytë në këtë sezon, të parin e kishte shënuar në ndeshjen debutuese. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button