SHBA, protestë kundër dhunës policore dhe racizmit

Qytetarët në New YOrk dhe Chicago të SHBA-së kanë protestuar kundër dhunës policore dhe racizmit. Në protestat e mbajtura nën masa të rrepta sigurie janë arrestuar një numër i madh protestuesish, raporton Anadolu Agency (AA).

Në protestën e mbajtur në New York kanë marrë pjesë emra të njohur si fitues i çmimit Oskar, regjisori Quentin Tarantino, filozofi dhe akademiku, Cornel West si dhe aktori, Jesse Williams. Protestuesit janë ankuar për qasjen paragjykuese të policisë kundrejt afro-amerikanëve. Protestuesit duke përkujtuar afro-amerikanët e vrarë nga policia si Trayvon Martin, Eric Garner, Tamir Rice, Sandra Bland dhe Michael Brown kanë dënuar dhunën policore.

Afërsisht 1 mijë persona të mbledhur në Parkun Washington Square në New York kanë marshuar deri në Parkun Byrant ku në duar kanë mbajtur parulla si “Nga cila anë je”. Gjithashtu kanë brohoritur me slogane “Jeta e afro-amerikanëve është e rëndësishme”, “Nëse nuk ka drejtësi, nuk ka edhe paqe”, “Hap çështje penale, të dënohen, policët vrasës dërgojini në burg”.

Në protesta disa familjarë të cilët kanë humbur të afërmit e tyre si pasojë e dhunës policore në vende të ndryshme të SHBA-së kanë mbajtur fjalime.

Disa protestues më pas kanë marshuar në sheshin “Times”, ku mësohet se policia ka arrestuar 5 prej tyre të cilët janë ngjitur në statujën që ndodhet në shesh.

Ndër të tjera mësohet se dhjetëra protestues të cilët kishin lidhur veten e tyre për të penguar takimin e drejtorëve të policisë në Chicago janë arrestuar nga policia.

Sipas faqes së internetit KilledByPolice.net theksohet se këtë vit nga policia e SHBA-së janë vrarë 969 persona në mënyrë të ligjshme apo të paligjshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button