Së shpejti duet nga Flori dhe Geti (Video)

Duket se dy prej emrave më të mëdhenj të skenës së muzikës moderne shqiptare, Getoar Selimi dhe Flori Mumajesi, do të publikojnë së shpejti një bashkëpunim.

Burimet e Telegrafit mësojnë se tashmë bashkëpunimi është në fazën e avansuar, me projektin që po realizohet në studion e Florit – ThreeDots.

Lideri i Babastars dhe Flori kanë rritur bashkëpunimin që prej se Geti jeton në Tiranë, ku edhe po qëndron me të dashurën aktuale, Marina Vjollcën.

Të tjera burime konfirmojnë se bashkëpunimi do të realizohet edhe me videoklip, për të cilin do të përkujdeset Max Production.

Nuk dihet ende koha e lansimit, por që do të jetë hit, kjo është e garantuar.

Shumë vite më parë Ledri dhe Flori publikuan një bashkëpunim të titulluar “Baby”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button