Mentalitetet e mbrapshta rrënjosur ndër breza

“Po pse feminizmi i mungonte shoqërise shqiptare , a nuk e shkatërruan boll këto 20 vitet e fundit ?“

Po e filloj shkrimin me një reagim të mikut tim ndërkohe që biseda në tavolinë kishte kaluar tashmë në cështjen e feminizmit dhe lëvizjes për të drejtat e gruas në Shqipëri, por jo vetëm. Shpesh herë në bisedat mes  të rinjve kryesisht shqiptarë shoh  një keqinformim në lidhje me disa koncepte e lëvizje sociale të bëra gjatë dy apo tre dekadave të fundit. Feminizmi ,një fjalë me kuptim , me peshë dhe një qëllim të caktuar. Lëvizje e ndërmarrë për sigurimin e mundësive të barabarta për zhvillimin ekonomik , social e politik të femrës në shoqeri. Është shumë e vështire të marrësh iniciativën për të bërë një diskutim mes të rinjve jo vetëm në lidhje me këte cështje por sidomos në një problem me ndjeshmëri të madhe botërore , atë të barazise gjinore. Shqipëria post-komuniste del përballë një realiteti dhe një kulture evropiane e brishtë dhe në etje për tu përshtatur. Por në vend që të ece vrapon,dhe me hapa të shpejtë.

Ndërsa shpesh dëgjojme fjalën”femrat te barabarta me meshkujt“ dhe ndërsa e përdorim në diskutimet tona të përditshme , me ngjall kureshtjen vallë a e dimë se cfarë po themi ?! A është shekulli 21 shekulli në të cilin femrat linden dhe mësohen që në hapat e parë se do të heqin në jetë vetëm sepse I përkasin kësaj gjinie ,por që duhet të luftojnë për të drejtat e tyre?! Apo ështëshekulli në të cilin ne potentojmë të ndryshojmë konceptin e gjinisë ?! Cfarë e shtyn një femër të kërkoje”barazi” me një mashkull dhe a është kjo një cështje që i përket vetëm femrave ?! Po këto pyetje a ia bëjmë ndonjëherë vetes ?!

Duke u kthyer përseri tek shoqëria shqiptare ,një grumbull fushatash e reklamash , komercialitet e iniciativa për mbrojtjen e drejtave dhebarazisë gjinore  të mbyllura në një buqete të bukur lulesh me ngjyra. Duke mos e anashkaluar nevojshmërinë dhe rëndësinë që mbart secila prejtyre, ndalem vecanërisht tek mënyra se si po I përdorin dhe cfarë po përcjellin tek moshat e reja. Një mësymje e madhe dhe e pritur me krahëhapur drejt kultures amerikane dhe asaj të Europes Perëndimore . Por po harrojmë se jemi nje popull që pjell vec mentalitete absurde e paragjykuese. Nuk duhet ta dëshiroje femra emancipimin po shoqëria se ajo është pjesë e pandashme e saj. Në vend qët’I themi motrave e bijave tona se ju mund ta bëni një punë nëse një mashkull e bën , edhe ju mund të jeni të sukseshme ashtu si shokët apo vëllezërit tuaj , pse nuk ndalojmë së krahasuari. Një femër nuk ka pse të jetë e barabartë me një mashkull e as të luftojë për të arritur këtë ,sepse është një gjini tjetër e lindur nga natyra dhe nuk ka psetëhumbasë identitetin e saj për ti ngjarë gjinisë tjetër.  Ah, ajo për të cilën ne duhet të luftojmë është dhënia e aksesit të barabartë,për arritje ekonomike sociale e politike , dhe kjo është tjetër gjë. E dimë dhe e mbartim me vete cdo hap të historisë ,në të njejtën kohë dhe ecurinë e situatës se femrës ne shoqërinë shqiptare dhe ajo mbart vlera që nuk njihen as në kulturat e tjera. Është e dhimbshme te shohësh këto vlera të humbasin dita ditës në tentativë per tu asgjësuar me kulturat e perëndimit.Megjithatë kjo tendencë është e pashmangshme tashmë.

Por më vjen keq nga moshatarët ë mi ,që pjesën më të madhe të ditës e kalojnë në kafenetë e qytetit , në pedonale e sheshe . E aty bash aty ,në debatet më të zjarrëta sic e ka zakoni I shqiptarëve bëjmë ndryshime me goje e fjalë të bukura . Aty ia japim të drejtat nënave e motrave tona ,por në momentin që shkojmë në shtëpi nuk ngurrojmë aspak ti ulim ,ti godasim apo ti shohim me një sy tjetër sepse mentaliteti I ashpër I mashkullit në Shqipëri I rrit djemtë e tillë. Dhe për ma tepër I mirëpret , i edukon në këtë formë. Duke mos e lëne peshën e fajit vetëm tek burrat se nuk është aspak e vërtetë , le ti japim një vështrim edhe vetë gjinisë femërore , tek ato nëna që vetë në kurriz e vuajnë , por jo vetem e transmetojnë edhe më pas te fëmijet e tyre. Se ne duhet të gëzohemi nëse fëmija I parë ështëdjalë e nëse është vajze duhet të reagojmë ndryshe . Pa dashur të keqkuptohem, pa dashur të lë një mendim paragjykues ama Shqipëria ndër shekuj e vite ka përcjellë një edukim dhe arsimim të cunguar, shpeshherë I gënjeshtërt dhe abuziv që ka drejtuar për tek një shoqeri kolektive e tëpaditur. Dhe nuk jemi të vetëm ne Ballkan apo nëEurope ,në thjesht nuk dimë të marrim hapat me radhë. E tani ,më le pa fjalë , e shpesh ma mbyll gojen edhe po desha të them dicka , sesa në formë të gabuar po inkuadrohet një pjesë e vajzave të reja shqiptare me kulturat e huaja , dhe se si po e  përcjellin feminizmin. Ska të bëje aspak me hashtag-e e foto të bukura , as me një ditë të bekuar marshimi në kryeqytetet tona të dashura, as me bisedat e shtirura në tavolina mes miqve. Është dicka që duhet kuptuar nga brenda , ajo nuk ka pse të garoj e të konkurroj me vëllaun , me shokun apo me një koleg te sajin mashkull vetëm e vetëm se emrin e ka femër . Duam qe ajo të vlerësohet për atë që jep e që mundet për të shfaqur dhe kjo gjë ështëpër 365 ditët e vitit. Mos të shpresojmë me kot se kjo gjë ka për tu arritur me realizimin e 30% të numrit të femrave në parlament , apo me rritjen e detyruar dhe të sforcuar të pjesëmarrjes femrave në administratat e institucione se edhe po u bë formalisht në sytë e mediave ka për tu rritur hendeku bash nëqelizën e shoqërisë , aty në familje.

Kështuqë nëse po tentojmë ti japim përgjigje pyetjes së parë në fillim të këtij shkrimi , nuk I ka mnguar feminizmi shoqerise shqiptare e nuk po e shkatërrojnë as idetë e lëvizjet. Po e shkatërron vetëkultura e mentalitetet e rrënjosura në mendjet ë ngushta të vetë neve. Dhe për më tepër duke e ditur e pranojmë pa bërë zë. Nësë sot është ky fenomen, nesër ka për të qënë një tjetër dhe shqiptarët gjithëmonë do të nguten për të arrirë më hapa gjigandë ndryshimin, ndryshimin sipërfaqësor.Pozita e femrës në shoqëri nuk është një problem grash , as një ndërgjegjësim I burrave , është një cështje emancipimi për të gjithë ne. E në radhë të parë është edukimi. E këtë përgjigje me shume se sa mikut tim tani le të mos bie ne vesh të shurdhër tek ne.

Po dua ta mbyllim duke lexuar Fishtën: “Pra, po deshtem me i dhanë kulturës nji zhdrivillim sado të vogel në Shqipní, do të mundohemi me permirsue moralin e popullit shqiptár, sidomos tue ua mbushun mendjen shqiptarve – ndersa të tjera – se grueja, posë detyrësh, ká edhè drejta në familje, shoqëri e punë , se at e fali Zoti ne Tokë ashtu sic fali burrin, qenie.”

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button