Opozita shqiptare: Sanksionet shpëtojnë Marrëveshjen e Përzhinos

Partitë e opozitare shqiptare vlerësojnë se sanksionet ndaj zyrtarëve të lartë shtetërorë të Maqedonisë janë shpëtimi i vetëm për marrëveshjen e Përzhinos. Ata thonë se nga listat e zeza dhe bllokimet e llogarive bankare nuk duhet të kursehen as zyrtarët shqiptarë, në të kundërtën sipas Lëvizjes Besa dhe Lëvizjes për Reforma në PDSH, nuk mund të pritet asnjë përparim, raporton Alsat-M.

“Gjithë këto zhvatjet, blokimi shihet se bëhet nga partitë në pushtet dhe ne mendojmë se duhet të merren të gjitha masat e nevojshme edhe nga faktori ndërkombëtarë, sidomos ata e kanë tash fuqinë që të bëjnë këtë presion që kjo marrëveshje të implementohet. Do të ishte shumë rrezik nëse kjo marrëveshje nuk implementohet. Ne jemi dakord që të merren masa edhe ato që janë paralajmëruar, por edhe masa më të rrepta, edhe izolim ndoshta i vendit që të bëhet presion maksimal I bashkësisë ndërkombëtare që kjo marrëveshje të implementohet”, deklaroi Afrim Gashi nga Lëvizja Besa.

Kreu i Lëvizjes për Reforma në PDSH, Ziadin Sela, është i mendimit se sanksionet duhet të vazhdojnë edhe në rast se arrihet marrëveshja dhe të njëjtat shërbejnë si garanci për zgjedhje të lira dhe demokratike.

“Edhe zgjedhjet janë të varura nga bisedimet, se si do të vazhdojnë ato, nga formimi I Qeverisë teknike, pranimi i ministrit të punëve të brendshme, problemit me prokuroren speciale e të gjitha. Në qoftë se nuk do të ketë zgjedhje, edhe ai variant tjetër i bllokimit të llogarive dhe futjes në listë të zezë, nuk është i keq. Realisht duhet të ndodh, pa marë parasyshë a vazhdojnë bisedimet apo jo. Në listë të zezë duhet të hyjnë shumë njerëz këtu, politikanë nga RM dhe po të njëjtëve duhet tu bllokohet zhiro llogaria pa marë parasyshë si mbarojnë bisedimet në Përzhino”, vlerëson Sela.

Ndërkohë dy partitë opozitare sërish kanë përcjellë mesazhe gatishmërie për formimin e një koalicioni të përbashkët opozitarë të shqiptarëve në Maqedoni .

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button