Basha e mban premtimin, i heq flokët (Foto)

Migjen Basha si duket është një njeri i fjalës dhe e ka mbajtur premtimin e dhënë javë më parë.

Mesfushori i Kombëtares shqiptare, kishte premtuar se do t’i hiqte të gjitha flokët nëse Shqipëria kualifikohet për në kampionatin evorpian ‘Francë 2016’.

Dhe kështu edhe ka ndodhur. Therrandasi ka mbajtur premtimin duke i hequr flokët dhe tani duke mbetur tullac.

Në ndeshjen e mbrëmshme mes Luzernit dhe Vaduzit, Basha është dukur ndryshe nga herat e tjera.

Të shohim nëse të njëjtën gjë do ta bëjë edhe Etrit Berisha i cili kishte premtuar së bashku me Bashën se do t’i heqte flokët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button