Mungon vetëdija për vizitë tek gjinekologu!?

Sipas gjinekologëve femra takimin e parë me gjinekologun duhet ta bëjë rreth moshës 9 apo 10 vjeçe, edhe atë para se ti paraqitet menctruacioni i parë, por femrat në përgjithësi tek ne mjekun e vizitojnë atëherë kur u shfaqen sëmundjet.

Mjekët çdo ditë e më shumë apelojnë të bëhen kontrollime të përgjithshme së paku dy herë në vit si masa preventive.

Numan Ibrahimi, gjinekolog thotë se për shkak të ndryshimeve klimatike kanë ndryshuar edhe fazat e paraqitjes së menstruacioneve tek femrat.

‘Kur është fjala për anatominë dhe fiziologjinë riprodhuese të femrës, femra duhet të bëjë takimin e parë me gjinekologun prej moshës nëntë vjecare për shkak se mu prej asaj moshe fillojnë të paraqiten problemet. Duke e ditur se faza në moshën riprodhuese tek një femër fillon prej moshës 20-30, faza më e mirë, mirëpo tash kanë ndryshuar kohrat dhe hormonet në bazë të faktorëve të ndryshëm prej ushqimit, kushteve klimatike dhe lartësisë mbidetare… ‘tha Ibrahimi.

Problem tjetër në vendin tonë janë shtatzanitë e hershme, edhe atë që në moshën 12 vjeçe!

‘Tash ndryshojnë këto suaza për shkak se femra veç më është një problematikë më ndryshe dhe kjo fazë ridhoprodhuese ndodh edhe në moshat më të hershme, sidomos kur ballafaqohemi me pacient të cilët fillojnë të kenë shtatzani prej moshës 12 vjeçare që kjo nuk është njohur në kohrat më të hershme. Për shkak se menstruacionet fillojnë nga moshat më të reja tash edhe shtyhet edhe mosha e vitit të fazës riprodhuese të anatomisë dhe fizionomisë së femrës’ sqaroi gjinekologu.

Por edhe femrat konfrimojnë, në gjinekolog shkojnë më së shumti gjatë shtatzanisë.
‘Tju them të drejtën sa isha e pa martuar asnjëherë s’kam shkuar në gjinekolog, gjatë ciklit menstrual kishe shumë dhembje por nguroja… Tani më jam shtatzëne dhe shkoj nëpër kontrollime tërë kohës’ tha Fatimja, arsimtare.

‘Në gjinekolog shkoj vetëm kur shoh se në të vërtetë kam dhembje gjatë ciklit menstrual, përndryshe jo… nuk kam shkuar ndonjëherë pa patur nevojë’ tha H.S. studente./portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button