Konflikt pronësie brenda familjes, i vë lëndë plasëse mjetit të vëllait

Një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar gjatë orëve të vona të së shtunës në qytetin e Vlorës, pranë ish-fabrikës së qumështit, gjë që ka detyruar shërbimet e policisë të jenë afruar me forca të shumta pranë vendngjarjes.

Nga ç’bën të ditur policia e Vlorës, objekti i shpërthimit ka qenë një automjet kamionçinë e tipit Ford, me targa AA604LZ, në pronësi të shtetasit Sazan Mustafaraj, 55 vjeç, të cilit dyshohet se i është vendosur një lëndë plasëse gjatë kohës që ka qenë i parkuar në rrugën kryesore të lagjes “15 Tetori”, në vendin e quajtur ndryshe “Karabashi”.

Nga shpërthimi është dëmtuar pjesërisht automjeti kamionçinë, ndërsa policia ka nisur hetimet mbi ngjarjen, duke shpallur në kërkim pikërisht vëllanë e pronarit të mjetit, Tahir Mustafaraj, 59 vjeç.

Policia bën të ditur se, dyshohet që Tahir Mustafaraj të jetë autor i kësaj ngjarjeje, pasi vëllezërit e kësaj familjeje kanë pasur konflikte të vazhdueshme për çështje pronësie, konkretisht për një banesë të trashëguar nga babai i tyre. Këto dyshime, policia i bazon në deklaratën e të dëmtuarit, Sazan Mustafaraj, i cili ka qenë i pajisur me urdhër mbrojtjeje, pasi ndihej i kërcënuar nga vëllai i tij.

Ndërkohë, nga burime policore mësohet se familja Mustafaraj ka 4 vëllezër të përfshirë në konflikt pronësie, ndërkohë që për banesën në fjalë çështja është dërguar edhe në gjykatë. Konflikti dyshohet të ketë nisur mes Tahirit dhe një tjetër vëllai, ndërsa Sazani ka qenë palë mbrojtëse e vëllait të paidentifikuar, e për këtë edhe është konfliktuar dhe ka marrë kërcënime nga Tahiri. Ky i fundit mësohet të jetë larguar në drejtim të Italisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button