Incident në autobusin 65, në afërsi të Bit Pazarit

Gjatë mbrëmjes së sotme në autobusin 65, në ora 19.30, në afërsi të stacionit të autobusit të Bit Pazarit ka ndodhur një incident.

Në autobus ka ndodhur një përleshje fizike mes disa nxënësve të shkollës së mesme “Marija Kiri Skllodovska” dhe “Vllado Tasevski” të lagjes Aerodrom të Shkupit. Gjatë përleshjes është lënduar një nxënës i cili është dërguar në qendrën urgjente në Shkup.

Jozyrtarisht ,janë arrestuar disa nxënës dhe policia është tërhequr nga vendngjarja.

Ndërkaq zëdhënësit e Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), për momentin nuk përgjigjen për të dhënë më shumë informacion për këtë rast.  

Lajme të ngjashme

Back to top button