Papulias në Tiranë, tre të rinj djegin flamurin grek

Ndërsa presidenti grek Karolos Papoulias po zhvillon takime me personalitete të larta të shtetit shqiptar, tre të rinj në Tiranë i kanë vënë flakën flamurit grek, në shenjë proteste ndaj vizitës së Papoulias-it.

Të rinjtë ia vunë flakën flamurit në sheshin “Nënë Tereza”, rreth orës 16.00.

Në momentet e djegies së flamurit, presidenti grek gjendej në një tryezë ekonomike me biznesin grek në Shqipëri në hotel “Rogner”, i cili ndodhte pranë sheshit ku u dogj flamuri.

Tre të rinjtë, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur, u shoqëruan në komisariat nga forca e policisë. /Shekulli

Lajme të ngjashme

Back to top button