Edhe Arsenali futet në garë pë mesfushorin e Portos

Pas Liverpoolit, edhe Arsenali, ka hyrë në garë për t’i siguruar shërbimet e mesfushorit të talentuar të Portos, Ruben Neves.

Mesfushori që mban numrin gjashtë në shpinë, ka rënë në sy të shumë skuadrave angleze të cilat i janë vënë pas. Jo vetëm kaq, Neves gjithashtu përcillet edhe nga klubet spanjolle e ato gjermane.

sidoçoftë, mediat britanike, raportojnë se Neves mund të transferohet në Anfield. Jurgen Klopp e pëlqen shumë lojtarin dhe dëshiron që ta ketë në radhët e veta që në afatin e janarit, pasi që mesfusha është reparti që qalon më së shumti te skuadra e re e trajnerit gjerman.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button