Ka filluar festivali “Mbrëmjet folklorike të Çarshisë”

Në Çarshinë e vjetër të Shkupit sot filloi Festivali tradicional i gjashtë me radhë “Mbrëmjet folklorike të Çarshisë” i organizuar nga ansambli i këngëve dhe valleve nga Shkupi Ibe Palikuqi, njofton RMTV2.

Pjesë e festivalit janë me shumë asamble nga Maqedonia dhe Kosova.

“Tani për të 6 herë mbahet ky festival, sivjet mbahet te Sheshi Skënderbeu dhe do të marrin pjesë ansamblet, përveç Ibe Palikuqit i cili do të merr pjesë me dy grupe, do të merr pjesë Ansambli Emin Duraku, Jenijoll, Nikolla Vapcarov dhe SHKA Lilja”, tha Kemal Jahja, Kryetar i ansamblit Ibe Palikuqi.

Sipas kryetarit te ansamblit Ibe Palikuqi përveç grupeve të valleve festivalin e pasurojnë edhe orkestra Vëllezërit Curri me këngëtarët Nexhat Kumanova, Selajdin Miftari Salushi, Arshik Miftari, ndërsa nuk mungon edhe folklori shqiptarë që prezantohet nga Tahir Seferi dhe vëllezërit Llamallari.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button