Shilegov shpalosi dokumente për pasurimin ilegal të VMRO-DPMNE-së

Pas publikimit të një statusi të kryetarit të LSDM-së Zoran Zaev, në rrjetin social facebook (#‎ТикТакТикТакТикТак), zëdhënësi i LSDM-së Petre Shilegov për Portalb tha që kjo do të thotë se sot do të ketë “bomba”. Megjithatë, sot Shilegov doli në konferencë për shtyp, ku i shpalosi disa dokumente për pasurimin ilegal të VMRO-DPMNE-së.

Sipas tij, gjatë vitit 2014/15, VMRO-DPMNE nëpërmjet vjedhjes ka blerë 63 objekte nëpër tërë Maqedoninë duke i bërë dëm shtetit për 4.5 milionë euro, raporton Portalb

“Gjatë vitit 2014 edhe pak në vitin 2015, VMRO-DPMNE, ka blerë objekte nëpër Shkup. Janë pasuruar përmes vjedhjes. VMRO-DPMNE ka blerë 63 objekte nëpër tërë Maqedoninë, ka harxhuar 4.5 milionë euro. Jemi të gatshëm për gjithçka, ora për Gruevskin ka filluar të numërojë. Nuk përjashtohet mundësia e ri-aktivizimit të “bombave”. Të gjitha skenarët janë të hapura. Sot ia publikuam një skandal të ri për vjedhje”, tha zëdhënësi i LSDM-së Petre Shilegov, raporton Portalb.

Portalb, e ka pyetur Shilegovin se sa janë mundësitë për anulimin e zgjedhjeve të parakohshme të prillit 2016, ai ka thënë që gjithçka ende është në lojë.

“Ne jemi që të mbahen zgjedhje të lira dhe demokratike, por VMRO-DPMNE me obstruksionet e tyre po mundohet që ta pengojë këtë”, ka thënë Shilegov për Portalb.

Foto

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button