Bejll te Bajerni nëse shkon Ançeloti

Garet Bejll nuk është më i lumtur te Reali i Madridit. Ylli uellsian ka një kontratë deri në vitin 2019, por me shumë mundësi verën e ardhshme ai do të shpallë divorcin me madrilenët. Një destinacion interesant pa dyshim do të ishte edhe Bajerni i Mynihut.

Gazeta britanike “Daily Mirror” ka spekuluar se transferimi në Mynih shihet mjaft atraktiv për 91-milionëshin. Por, sipas ekspertit të kësaj gazete, Ed Majlan transferimi i tij do të varet shumë nga e ardhmja e Pep Guardiolës.

Nëse trajneri spanjoll largohet dhe në fund Bajerni vendos të marrë Karlo Ançelotin, atëherë do konfirmohet edhe premtimi i bosit të Bajernit, Karl-Hainc Rumenige. Disa javë më parë, Rumenige pati pohuar se në verë Bajerni do jetë në gjendje të bëjë një transferim edhe për 100 milionë euro. Në garë për kartonin e tij janë edhe klubet si Mançester Junajtid dhe Çelsi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button