Ahmeti do të propozojë kandidat konsenzual për president?

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti formalisht do të propozojë një kandidat të vetëm dhe konsenzual për president të Republikës së Maqedonisë.

Garat presidenciale do të mbahen në pranverën e vitit 2014, ndërsa sipas portalit Plusinfo, Ahmeti do të propozojë kandidat të përbashkët të pranuar si për maqedonasit ashtu edhe për shqiptarët.
 
Kohë më parë për Portalb, zëdhënësi Bujar Osmani thotë se kandidati vjen vetëm pas kongresit.

“Njëherë e presim kongresin, e pastaj do të bisedojmë për këtë çështje. Deri tani kryesia nuk ka shqyrtuar çështjen e kandidatit për president, sigurisht se kryetari po bën analizat e tij permanente, por nuk ka pasur ndonjë mbledhje të posaçme ku është diskutuar për këtë çështje. Tani do të përfundojnë zgjedhjet e brendshme në parti e pastaj do të flasim për këtë”, tha Bujar Osmani.

Lajme të ngjashme

Back to top button