Pas mesnate filloi takimi i liderëve të Maqedonisë

Pak pas mesnatës ka filluar takimi mes katër liderëve të partive politike për të zgjidhur ngecjet lidhr me zbatimin e Marrëveshjes së Përzhinos.

Në takim janë prezent kryetari i BDI Ali Ahmeti, i PDSH Menduh Thaçi, lideri i LSDM-së Zoran Zaev dhe kryeministri dhe njeri i parë i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski.

Kryeministri edhe kësaj radhe erdhi i fundit në takim.
Shkak për vonesën ishte takimi paraprak që kishte me korin e diplomatëve në ndërtesen e Qeverisë, ku ata, siç kumtuan, ia transmetuan mesazhin për nevojën e zgjidhjes urgjente të ngërçit politik lidhur me zbatimin e marrëveshjes.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button