Prishtina në gjendje kaotike, përleshje mes policëve dhe protestuesve

Ndërhyrja e policisë për t’i larguar nga sheshi “Ibrahim Rugova” protestuesit që ishin mbledhur aty që nga ora 16:00 në përkrahje të partive opozitare, ka bërë që gjendja në rrugët e kryeqytetit të jetë e kaotike, shkruan KosovaLive360.

protesta kosove kuvendi zajednica

Aty ka filluar përleshje të mëdha në mes të policisë dhe protestuesve. Këta të fundit fillimisht kishin hedhur koktej molotovi ndaj policisë e më pas pati edhe intervenim të policisë.

Në rrugët e Prishtinë ka pasur djegie të gomave të lyera me gaz dhe djegie të kontejnerëve të vendosur në rrugët e kryeqytetit.

Policia e Kosovës po vazhdon të qëndrojë e barikaduar përballë ndërtesës së Kuvendit, por masë të madhe të tyre ka edhe brenda Kuvendit të Kosovës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button