Horoskopi ditor, e shtunë 31 korrik 2021

Dashi

Fundjava fillon me një acarim të vogël për shkak të trysnisë që keni kaluar gjatë gjithë javës në punë. Do ta keni të vështirë të qëndroni në heshtje, prandaj këshillohet që në çdo diskutim që mund të bëni të ruani qetësinë. Hëna në shenjë ju bën pozitiv, por Saturni në kundërshtim jua vështirëson pak gjërat. Megjithatë Venusi dhe Dielli në mbrëmje, ju mundëson një surprizë e cila do ju gëzojë.

Demi

Horoskopi për sot ofron një të shtunë pozitive, e lindur prej takimeve të këndshme dhe emocioneve të forta. Për ata që janë duke kërkuar dashurinë, pasionin, yjet parashikojnë një lajm i mirë. Venusi dhe Jupiteri, ju mundëson një fundjavë të lumtur. Me financat duhet të tregoheni pak të kujdesshëm kur vendosni të bëni shpenzime.

Binjakët

Hëna ju mbulon me një vello melankolike. Ju do të flisni sot me nostalgji për një të kaluar që nganjëherë vjen përsëri për t’ju vizituar ju në mendime. Megjithatë do ishte mirë që fokusimi juaj të vihej në të tashmen dhe të mendonit për të ardhmen. Armiqësia e Marsit, Venusit dhe Jupiterit ju pengon për të gjetur forcat për të ecur përpara.

Gaforrja

Horoskopi ditor ofron momente plot me emocion, në sajë të Marsit që do të rindezë pasionin dhe Venusi që mbështetet ndjenjat tuaja. Gëzoni çdo çast duke e kaluar me personin që doni. Jupiteri dhe Venusi është bashkuar me dy planetë të tjerë që do ju mundësojnë një të shtunë të paharrueshme.

Luani

Duke mbajtur shpenzimet nën kontroll përgjatë kësaj periudhe, kjo e shtunë do ju japë mundësinë për më tepër liri me shpenzimet. Hëna në shtëpinë e tetë ju bën xheloz dhe posesiv, por partnerët do të jenë të kuptueshëm duke ju frenuar dyshimet tuaja. Ju do të mbylleni në vetvete duke analizuar mendimet tuaja dhe të arrini në reagimin e duhur.

Virgjëresha

Peshqit në shenjën tuaj sot në pjesën më të madhe të ditës do t’ju shkaktojnë nervozizëm. Për të kaluar kohën do ju duhet një dozë e lartë e durimit edhe pse nuk do të jetë e lehtë për të toleruar në qëndrime të caktuara ku ju edhe mund të fyeni. Por nëse doni ta ktheni këtë të shtunë në ditë të sigurtë, duhet të ruani qetësinë dhe gjithçka do të ecë mirë.

Peshorja

Fundjava për ju është pa asnjë ide, kështu nuk jeni në pritje të asnjë lajmi të veçantë. Në qiellin tuaj astral nuk parashikohet qetësi dhe kjo për shkak të prishjeve të planeve me ata që kishin organizuar fundjavën për pushim dhe relaksim. Por në vend të kësaj, për ata që janë në kërkim të një dashurie të fortë këshillohet të mos qëndrojnë brenda në shtëpi.

Akrepi

Do të jetë një ditë me fat dhe ju keni pritur disa kohë për të shijuar momente të këndshme në shoqërinë e të dashurit tuaj. Me favorizimin e Diellit, Venusit, Marsit dhe Hënës ju mund të pushoni në familje, të mbyllni një marrëveshje, të organizoni një udhëtim ose të kënaqni në interesat tuaja të preferuara. Me pak fjalë, çdo gjë kthehet në favorin tuaj, ju vetëm duhet të zgjidhni atë që ju kënaq.

Shigjetari

Horoskopi për ditën e sotme parashikon të përfshiheni nga ndjenjat pozitive, por asgjë nuk do të shkojë mirë si pasojë e kundërshtimit në shenjën tuaj të Marsit, Jupiterit dhe Venusit. Ajo do të jetë një e shtunë e animuar nga diskutimet e shumta, jo se do keni shumë pengesa, por do përballeni me polemika.

Bricjapi

Ju do të mbeteni të befasuar gjatë kësaj të shtune dhe kjo falë fatit të mirë që Plutoni do të jetë në gjendje për t’ju dhënë. Në fakt shumë mundësi të favorshme do ju paraqiten në fushën e dashurisë, ku gjithçka do jetë më e lehtë për të pësuar goditje në zemër. Fondi i të ardhura do të pësojë rritje dhe kjo falë një marrëveshjeje që keni bërë në të shkuarën.

Ujori

Do të jetë një e shtunë paqësore, pa surpriza të mëdha. Dita do të vazhdojë e mbushur me monotoninë e zakonshme, sepse ju e mbani gjithçka brenda vetes. Nuk jeni fare të interesuar me ndryshimet që ka ardhur koha të bëni me veten, por duhet të tregoheni pak më të vëmendshëm dhe ta thyeni rutinën sepse nuk sjell asgjë të mirë. Kujdes me financat, mos rrezikoni duke bërë blerje të padobishme.

Peshqit

Me Hënën në shenjën tuaj sot do të jeni të gatshëm për ta kthyer të shtunën në një ditë pozitive dhe të mbushur me angazhime. Ju jeni dinamike dhe plot hijeshi këtë fundjavë dhe kjo do bëjë që t’i tërhiqni vëmendjen partnerit tuaj dhe do kaloni momente të mbushura plot lumturi. Merrni kohë për të kënaqur interesat tuaja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button