Matematika do të jetë lëndë obligative në maturën shtetërore

Matematika do të jetë lënda e tretë obligative eksterne në maturën shtetërore nga viti 2014/2015 për gjimnazistët, ndërsa nga viti 2015/2016 për maturantë në arsimin e mesëm profesional. Janë përjashtuar nxënësit nga shkollat e mesme të artit, sepse ata nuk e ndjekin këtë lëndë.

Reforma do të zbatohet në etapa në tre vitet e ardhshme. Kalimi prej dy në tre lëndë ekseterne do të fillojnë nga gjenerata e cila do maturojë këtë vit shkollor, ata do të testohen në maturën shtetërore sipas modelit të a..q 1+2 krahas dy lëndëve, gjuhë amë dhe e huaj apo matematikë, gjimnazistët dhe maturantë nga shkollat profesionale  do të kenë edhe një lëndë eksterne në zgjidhje të lëndëve që i kanë ndjekur. Në vend dy, do të kenë një lëndë interne  dhe detyrë projektuese, si deri tani.

Lënda e tretë eksterene,  e cila për maturantët e sivjetmë do të jetë zgjedhore, nga viti i ardhshëm do të jetë e obligueshme matematika për gjimnazistët. Për shkollat e artit mbetet gjuha amë dhe e huaj apo estetikë/filozofia, ndërsa vendoset edhe historia.

Risitë është edhe ajo që lëndët eksterne në maturën shtetorore në qershor do të jenë në mënyrë elektronike, përveç eseit në gjuhën amë dhe  të huaj apo detyra tekstuale në matematikë. Testi intern edhe më tej do të jet me shkrim.

Risitë i kumtoi sot ministri i Arsimit dhe Shkencës Spiro Ristovski, i cili vlerëson se në këtë mënyrë do të rritet objektivitetit në vlerësim dhe do të sigurohet kualifikim më cilësor i kandidatëve për regjistrim në fakultet.

Krahas maturës shtetërore, maturantët e sivjetmë do të kenë edhe testim ekstern, që është obligim për të gjithë nxënësit në të ardhmen. 

Lajme të ngjashme

Back to top button