Rasti ‘Monstra’ ,familjarët kërkojnë takim me prokuroren speciale

Familjarët e të akuzuarve të rastit “Monstra” ende janë në pritje të një vendimi nga Gjykata e Apelit lidhur me ankesën e tyre.

Familjari i Fejzi dhe Haki Azirit, Bedri Ajdari thotë për Portalb se edhe pse po bëhen gati dy muaj, Gjykata e Apelit ende nuk ka sjell vendim.

“Ne jemi në kontakt gjithnjë me avokatët mbrojtës dhe ata na thonë që ende nuk është sjellë vendimi kurse sipas tyre pas një muaji nga seanca është dashur që më të sillet. Besoj që frikëson të sjellin vendim sepse po të jetë ndryshe nga ai që do të del nga bombat, do të shihet ‘efikasiteti’ i tyre i punës”, tha Ajdari.

Ai shtoi se deri më tani çdo afat është shkelur.

“Familjarët tanë janë të pafajshëm, tani më këtë e di e gjithë Maqedonia, por presim bombat e opozitës që të zbardhin rastet. Nga LSDM na thanë që do i publikojnë dhe ne jemi në pritje. Gjykatat deri më tani kanë shkelur çdo afat ligjor të mundshëm lidhur me këtë rast”, shtoi Ajdari.

Familjarët po ashtu kanë kërkuar takim me prokuroren speciale për të biseduar me të dhe për të zbardhur rastin.

“Kemi dërguar letër prokurores special me anë të së cilës kemi kërkuar takim si dhe prioritet të kemi për shkak se familjarët tanë janë të burgosur kurse janë të pafajshëm. Tash jemi në pritje që të miratohet ekipi i saj dhe më në fund ta realizojmë takimin dhe të shpresojmë në gjykim të drejtë dhe jo të politizuar, dhe se më në fund e vërteta do të del në shesh”, tha Ajdari.

Familjarët mbajnë shpresë që kjo e fundit do të zgjidh rastin ‘Monstra’ dhe se fajtorët e vërtetë do të zbulohen dhe të akuzuarit momental do të lirohen.

LEXO MË SHUMË:

Adnan Jashari: Rastet ”Monstra” dhe “Sopoti” objekt analize të prokurores speciale

Rasti Monstra: Mbrojtja kërkon gjykim të ri

“Monstra”, familjarët e dëshpëruar, procesi po zvarritet

“Monstra”, familjarët në pritje të materialeve

“Monstra”, anulohet seanca e Apelit

“Monstra”, Familjari akuzon qeverinë për inskenim!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button