Tetovë, thika dhe grushta në Shkollën e Mesme të Tekstilit

Shtatëmbëdhjetë vjeçari nga fshati Xhepçisht e ka sulmuar një nxënës të Shkollës së Mesme të Tekstilit ku më herët edhe ai ka mësuar, ndërkaq kur kanë tentuar që t’i ndajnë, ai e ka nxjerrë thikën dhe e ka prerë edhe një nxënës tjetër të shkollës së mesme.

Sipas informatave të policisë lokale, incidenti ka ndodhur dje rreth orës 17 kur R.M (18) nga Novo Sello, pasi e ka mbaruar orën e edukatës fizike është drejtuar drejtë klasës, por ka qenë i ndaluar nga i dyshuari. Pas një grindje të shkurtër, të dy e kanë ofenduar dhe e kanë kërcënuar njëri tjetrin, dhe aty ka nisur dhe grindja fizike në të cilën R.M. e ka përjetuar pasojën më të madhe.Njëri nga nxënësit është përzier dhe është munduar që t’i ndajë, por atëherë sulmuesi e ka nxjerrë thikën dhe ka kërkuar ndihmë mjekësore sepse është prerë në dorë.

Nga MPB, deklarojnë se policia e Tetovës menjëherë e kanë arrestuar të dyshuarin dhe kundër tij do t’i ngriten padi penale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button