Veri, materiali zgjedhor u gjet në kontejner

Një pjesë e materialit zgjedhor, të shumtën fletëvotime, janë gjetur të hënën në orët e mëngjesit në një kontejner prapa shkollës fillore “Sveti Sava” në veri të Mitrovicës.

Burime të gazetës “Zëri” kanë mësuar se materialin zgjedhor e kanë gjetur fëmijët dhe ai ishte hedhur dhe shpërndarë rreth objektit të shkollës.

Merret vesh se, për gjetjen e një pjese të materialit zgjedhor në kontejner dhe prapa shkollës “Sveti Sava” në veri, në të cilën ishte hapur një vendvotim, janë lajmëruar pjesëtarët KFOR-it.

Lajme të ngjashme

Back to top button