Shkrimtari strugan Fejzi Bojku, dekorohet me çmimin “23 Tetori”

Sot në një ceremoni solemne në Parlamentin e Maqedonisë në kuadër të festës shtetërore “23 Tetorit”, shkrimtari shqiptar nga Struga, Fejzi Bojku, është dekoruar me çmimin shtetëror “23 Tetori” 2015, për të arriturat shumëvjeçare në fushën e kulturës, njofton Portalb.

Fejzi Bojku është shkrimtar për fëmijë nga Maqedonia. Ai u lind më 24 mars të vitit 1937 në Veleshtë të Strugës. Ka përfunduar Fakultetin Filozofik në Shkup. Për disa vite me radhë ka punuar redaktor i gazetës së përditshme “Flaka”. Është anëtar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Maqedonisë që nga viti 1974. Jeton dhe krijon në Shkup.

Përndryshe, me çmimin shtetëror “23 Tetori”, janë dekoruar edhe Stefan Haxhi Nikollov, piktor dhe Kostandin Kostadinovski, muzikolog, publicist, gazetar dhe kritik muzike, njofton Portalb.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button