Reali pa Ramosin në duelin me Celta Vigon

Kapiteni i Real Madridit do të mungojë në përballjen e radhës në La Liga ndaj Celta Vigos. Ish-lojtari i Sevillas do të zëvendësohet nga Raphael Varane, që në qendër të mbrojtjes do ta ketë përkrahjen e Nacho Fernandezit.

Megjithë rëndësinë e përballjes në Balaidos, shpatulla e Ramosit ende nuk është shëruar plotësisht, për ç’gjë të mërkurën u largua nga Parc des-Princes u largua në dhimbje.

Qëkur u lëndua, më 15 shtator, qendërmbrojtësi spanjoll ka jetuar përditë me dhimbjen. Në përpjekjet e tij, lideri i Realit ka kaluar orë të tëra në stërvitje – deri në 11, por është shëruar shumë ngadalë.

Në mënyrë që të luajë ai ka marrë injeksione kundër dhimbjeve, që normalisht s’mund të kthehet në shprehi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button