Beogradi kërkon përsëritjen e zgjedhjeve në veri

Beogradi konsideron se pas incidentit të ndodhur dje në pjesën veriore të Mitrovicës, nuk sheh rrugëdalje tjetër pos përsëritjes së gjithë procesit zgjedhor në këtë pjesë, për çka çelësi ndodhet në duart e Brukselit.

Shefi i Zyrës qeveritare për marrëdhënie me medie i Serbisë, Milivoje Mihajlloviq, i tha B92 se “nuk sheh njeriun që do të merrte guximin të pranojë rezultatet në rrethana kur i gjithë procesi gjatë ditës ka kaluar me parregullsi” . Sipas tij, Prishtina dëshiron “të vazhdojë agonia në pjesën veriore të Kosovës”, prandaj Beogradi shpreson zgjidhje nga Brukseli. 

Mihajlloviq u shpreh se ka përshtypjen se një ekip nga veriu i Kosovës luan për Hashim Thaçin. Ai po ashtu ka thënë se ngjarjet si ato dje në Mitrovicë rrezikojnë Marrëveshjen e Brukselit.  

Lajme të ngjashme

Back to top button