“Hello”, Adele publikon këngën e re (VIDEO)

Adele sapo ka publikuar këngën dhe klipin e shumë pritur nga publiku, me titull “Hello”.

Kënga është pjesë e albumit të radhës së këngëtares 27 – vjeçare, që do të dalë në treg më 20 Nëntor.

“Përshëndetje nga ana tjetër; Mund të të kem thërritur të paktën një mijë herë për të të thënë se më vjen keq, për gjithçka kam bërë; Por kur të thërras duket sikur nuk je asnjëherë në shtëpi”, thotë Adele në refrenin e këngës.

“Hello” u prezantua për publikun gjatë publicitetit të X – Factor të dielën e shkuar, ku në ekran u dëgjuan vetëm 30 sekonda.

Mediat e komentuan tekstin si të trishtë, me fjalë të një dashurie të vjetër, që këngëtarja nuk e hedh dot pas krahëve.

Kjo është kënga e parë që Adele sjell për publikun pas suksesit me kolonën zanore të James Bond “Skyfall”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button