Benzina dhe dizeli lirohen për dy denarë për një litër

Çmimet e benzinës dhe dizelit prej sonte në mesnatë do të lirohen  për dy denarë për një litër, vendosi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë. Me këtë vendim kryhet zvogëlim i çmimeve të rafinerive dhe të shitjes me pakicë të derivateve të naftës për 3,39, gjegjësisht për 2,66 për qind.

Çmimi i ri i shitjes me pakicë i EUROSUPER BS-95 do të kushtojë 76,50 denarë për një litër, EUROSUPER BS-98 do të shitet për 78 denarë, ndërsa EURODIZELI për 68,50 denarë për një litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i Vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EP-1) zvogëlohet për 1,50 denarë për një litër dhe tani kushton 57,50 denarë për një litër. Me vendimin e KRRE-së për 1,078 denarë për një kilogram zvogëlohet edhe çmimi i shitjes me pakicë i mazutit M-1 NS i cili tani shitet për 39,457 denarë për një kilogram.

Lajme të ngjashme

Back to top button