Maqedonia e shënon ditën e Luftës Revolucionare të Maqedonisë

Sot shënohet “Dita e Luftës Revolucionare të Maqedonisë” dhe për të gjithë qytetarët e R.M.-së është ditë jopune, njofton Portalb.

Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov dërgoi urime me rastin e shënimit të festës shtetërore 23 Tetorit – Ditës së Luftës revolucionare maqedonase.

“Shënimi i 23 Tetorit, Ditës së Luftës revolucionare maqedonase është kremtim i idesë për Republikën e Maqedonisë të pavarur dhe sovrane, Kjo ditë paraqet besëlidhje të revolucionarëve të Maqedonisë, lajmëtar të Organizatës revolucionare të Maqedonisë, simbol i mosbindjes, patriotizmit dhe drejtësisë”, thuhet në urimin e Ivanovit.

Në kuadër të festës shtetërore ministri i Financave Zoran Stavrevski, por edhe delegacione nga Qyteti i Shkupit të udhëhequr nga Koce Trajanovski do të vendosin lule para përmendores së themeluesve të brendshëm të organizimit të Luftës Revolucionare në parkun përpara Parlamentit, “Zhena Borec”në Shkupit.

Gjithashtu sot pasdite do të ndahet edhe çmimi “23 Tetori” për vitin 2015, për kontributin e dhënë në fushën e shkencës, kulturës arsimit dhe mbrojtjen e interesave të shtetit. Ceremonia e ndarjes së çmimit do të bëhet në Parlamentin e Maqedonisë, transmeton Portalb.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button