Çairi ka nevojë për çerdhe të re

Ministria e punës dhe politikës sociale gjatë vitit 2016 ka parashikuar që të ndërtojë 22 kopshte fëmijësh prej të cilave 12 do të ndërtohen në Shkup.

Nga kjo ministri nuk bëjnë të ditur se a do të ndërtohen ndonjë çerdhe në komunën e Çairit, edhe pse disa herë banorët e kësaj lagje thonë që nuk ka vende të mjaftueshme për numrin e fëmijëve që ka kjo komunë.

“Në komunën Qendër kemi kërkesa për tre objekte, gjithashtu ka kërkesa për çerdhe në komunat Kisella Vodë, Aerodrom, Gjorçe Petrov dhe Gazi Babë, gjithashtu do të ndërtohen edhe në ato komuna që kanë nevojë dhe bëjnë kërkesë. Disa objekte do të ndërtohen të reja disa të tjera do të adaptohen dhe rregullohen”, thonë për Portalb, nga MPPS.

Nga komuna e Çairit nuk arritëm të marrim përgjigje se a është bërë kërkesë dhe nëse jo a do të behë duke analizuar nevojën për një çerdhe të re në këtë komunë.

Kurse banorët e kësaj komune edhe më herët u ankuan lidhur me numrin e madh të fëmijëve në kopshte dhe mungesën e hapësirës si dhe edukatoreve.

“Nuk ka vende të mjaftueshme unë jam nënë dhe jam në punë kërkova qe vajzën time 3 vjeçare ta regjistroj në çerdhe por më thanë që nuk ka vend por e shënuan emrin që eventualisht nëse hapet ndonjë vend do më njoftojnë”, thotë B.K., banore e kësaj komune.

Ajo shton që edhe pranimi bëhet me njoftësi.

“Shkaku i mungesës  së hapësirës rrit mundësinë që fëmijët me lidhje të regjistrohen në çerdhe pasi numri është mjaft i kufizuar”, shton kjo banore.

Komunat shqipe kryesisht ballafaqohen me mungesën e çerdheve për fëmijë, kurse ngelet të shohim se në cilat vende do të fillojnë punimet gjatë vitit të ardhshëm./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button